Kompania më e madhe e mishit në botë shënjestrohet nga sulmet kibernetike

Teknologji

Kompania më e madhe e mishit në botë shënjestrohet nga sulmet kibernetike

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 14:17
Rrjetet kompjuterike të JBS-it janë hakuar, dhe përkohësisht janë ç’kyqur disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA

Kompania më e madhe në botë për përpunim të mishit është shënjestruar nga një sulm i sofistikuar kibernetik, njofton BBC.

Rrjetet kompjuterike të JBS-it janë hakuar, dhe përkohësisht janë ç’kyqur disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA, ku mijëra punonjës janë prekur.

Kompania beson se sulmi, ku është kërkuar shpërblesë, ka origjinën te grupet kriminale me seli në Rusi, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Sulmi mund të çojë në mungesë të mishit dhe rritje të çmimeve për konsumatorët.

Në këto lloj sulme, hakerët futen në rrjet kompjuterik dhe kërcënojnë të çrregullojnë apo fshijnë të dhëna nëse nuk paguhet haraç.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se FBI-ja është duke hetuar sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat