Google intensifikon betejën Intel-AMD

Teknologji

Google intensifikon betejën Intel-AMD

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:09
AMD

Advanced Micro Devices dhe Google ditën e Enjte nënshkruan një marrëveshje ku gjiganti i motorit të kërkimit do të ofrojë shërbime cloud bazuar në procesorët më të fundit AMD.

Një lëvizje e cila do të intensifikojë betejën mes AMD dhe Intel, Google, Amazon dhe Microsoft janë blerësit më të mëdhenj të çipeve për qendrat e të dhënave.

Ato ofrojnë shërbime cloud për miliona konsumatorë. Google tha se tashmë ka filluar të ofrojë shërbime me çipin e ri AMD “Milan” lançuar në muajin Mars.

Kompania tha se klientë si Snap dhe Twitter po testojnë mikroarkitekturën e re të AMD. Ky i fundit gradualisht ka marrë pjesë tregu nga Intel i cili nuk është më lojtari dominant në biznesin e çipeve për qendrat e të dhënave.

Në Prill Intel prezantoi konkurrentin e AMD Milan, një çip “Ice Lake” por nuk dihet se çfarë ofruesish cloud e kanë adoptuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat