Kur Windows 11 do të jetë e disponueshme për shkarkim?

Teknologji

Kur Windows 11 do të jetë e disponueshme për shkarkim?

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:17
Windows

Microsoft la të kuptohet se Tetori do të jetë data e debutimit të Windows 11. Gjiganti i softuerit e shprehu në një farë mënyre këtë gjatë prezantimit të Windows 11 duke thënë “mezi po presim Tetorin.”

Zyrtarisht Microsoft përmend vetëm sezonin e pushimeve për Windows 11 por materiali i marketingut të Windows 11 sugjeron datën 20 Tetor.

Edhe imazhet e dërguara për shtypin përmbajnë datën 20 Tetor. Kompania ka premtuar që Windows 11 do të jetë falas për të gjithë kompjuterët me një licencë të Windows 10-ës.

Ende duhet të qartësojë se cilët kompjuterë mund të marrin këtë përditësim dhe specifikat minimale. Kishte disa raportime javën e kaluar se vetëm procesorët e gjeneratës së 8-të Intel dhe ato AMD Ryzen 2000 mund të marrin sistemin operativ. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat