“Exclusive Stories” të Instagramit vetëm për ata që abonohen

Teknologji

“Exclusive Stories” të Instagramit vetëm për ata që abonohen

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:18
Instagram

Instagram ka nisur testimet e një funksioni të ri i cili është shumë i ngjashëm me ‘’Super Follows’’ në Twitter.

Quajtur “Exclusive Stories”, krijuesit mund të postojnë përmbajtje ekskluzive në historitë e tyre të Instagram dhe janë të disponueshme vetëm për ata që abonohen.

Kur një person jo i abonuar përpiqet të hapë një histori të tillë, do të paralajmërohen me një mesazh që thotë se vetëm fansat e abonuar mund ta shikojnë.

Aktualisht është një prototip në fazat e para dhe vetë rrjeti social e konfirmoi këtë ndërsa testimet me përdorues nuk ka nisur ende.

Vitin e kaluar kompanitë kanë përqendruar forcat e tyre në ofrimin e mjeteve për monetizimin e punës së krijuesve. Modeli i anëtarësisë është popullarizuar nga platforma si Patreon dhe së fundi ka gjetur rrugën tek shumë rrjete sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat