“Ekranin e zi të vdekjes” do ta ketë Windows 11

Teknologji

“Ekranin e zi të vdekjes” do ta ketë Windows 11

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

I njohur si ekrani i kaltër i vdekjes (BSOD 0 Blue Screen of Death) do të pësojë ndryshime në “ekranin e zi të vdekjes” në versionin e ri të sistemit operativ të Microsoft – Windows 11.

Azhurnimi ende nuk ka hyrë në fuqi, por do të përdoret në versionin plotësisht funksional të sistemit operativ Windows 11.

Ky ndryshim po konsiderohet si më radikali i BSOD, që nga përdorimi i një emoji më fytyrë të mërzitur në sistemin operativ Windows 8 të vitit 2012 dhe kodet QR të vitit 2016.

Për herë të parë ishte përdorur në sistemin operativ Windows 3.0, me qëllim që të ndihmon profesionistët e fushës së IT-së dhe ekipeve për përkrahje për diagnostifikimin e gabimeve në harduer dhe memorie.

BSOD zakonisht shfaqet gjatë një gabimi kritik, përfshirë OS Kernel dhe përmban të dhëna që ndihmojnë administratorët të mësojnë se çfarë problemi ka shkaktuar pengesa.

Edhe pse kompania amerikane Microsoft në Windows 11 do të përdor ekranin e zi të vdekjes, pjesë tjera do të duhet të mbesnin sikurse në sistemin Windows 10, përfshirë emojin me fytyrë të mërzitur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat