Superkompjuteri më i fuqishëm Britanik vihet “në gjueti” të sëmundjeve

Teknologji

Superkompjuteri më i fuqishëm Britanik vihet “në gjueti” të sëmundjeve

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:46
Superkompjuteri

Superkompjuteri më i fuqishëm në Britani i cili do të përdoret pët të studiuar sëmundje të ndryshme tashmë është operacional.

Christened Cambridge-1 është një investim 100 milionë dollarësh i Nvidia dhe vë në funksionon inteligjencën artificiale dhe big data.

Projekti i parë i superkompjuterit do të jetë analizimi i sëmundjeve si dementia, krijimi i ilaçeve të reja dhe gjetja me saktësi më të lartë shkaktarët e sëmundjeve të ndryshme.

Në fushën e imuno-onkologjisë, kurat ekzistuese përdorin sistemin imunitar të njeriut për të luftuar kancerin. Por tek disa pacientë këto kura nuk japin të njëjtin efekt siç tek disa të tjerë. Cambridge-1 do të ndërtojë modele të gjera kurash të cilat përcaktojnë edhe trajtimin më të mirë për pacientët specifikë.

Zhvillimi i kursave në mënyrë tradicionale është shumë i kushtueshëm dhe ka një shans të vogël suksesi. Ende teknologjia është në hapat e parë dhe potenciali i saj mund të jetë shumë të i lartë sesa mendojnë shkencëtarët sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat