Melinda Gatesi mund të largohet nga fondacioni bamirës nga Bill Gates

Teknologji

Melinda Gatesi mund të largohet nga fondacioni bamirës nga Bill Gates

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:07
Melinda Gatesi dhe Bill Gates

Bill Gates dhe Melinda Gates po i japin vetes një periudhë prove dy vjeçare për të parë nëse ata mund të bashkë kryesojnë fondacionin bamirës që e kanë trajtuar si një fëmijë.

Kur çifti njoftoi shkurorëzimin e tyre dy muaj më parë, ata thanë se do të qëndronin të dy si bashkë-kryetarë të Fondacionit “Bill&Melinda Gates”.

Por, CEO i fondacionit njoftoi një plan të ri “për të siguruar vazhdimësinë e punës së fondacionit. Pas dy vjetësh do të vlerësohet nëse munden të vazhdojnë të punojnë së bashku si bashkëkryesues”, tha Mark Suzman, raporton cnn.

Nëse gjërat shkojnë keq, Bill Gates do ta merrte nën kontroll fondacionin, në thelb, do ta blinte atë nga ish-bashkëshortja, tha Suzman. Melinda French Gates do të merrte “burimet personale” nga Gates për punën e saj filantropike – burime që do të ishin “plotësisht të ndara nga dhurata e fondacionit”, transmeton Telegrafi.

Fondacioni Gates është një nga fondacionet më të mëdha bamirëse në botë dhe themeluesit e tij e kanë trajtuar si “fëmijën e tyre të katërt”, tha Suzman për Wall Street Journal.

Në deklaratën e së mërkurës, fondacioni njoftoi se çifti kishte zotuar 15 miliardë dollarë për bamirësi.

Gateses po zgjerojnë gjithashtu numrin e kujdestarëve që mbikëqyrin qeverisjen e fondacionit për të “sjellë perspektiva të reja, për të ndihmuar në caktimin e burimeve dhe drejtimin strategjik dhe për të siguruar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e fondacionit”.

Në dy dekada që nga themelimi i fondacionit, Gates kanë kontribuar më shumë se 55 miliardë dollarë – shumica e saj nga pasuria personale e dyshes – në një gamë të gjerë iniciativash në lidhje me shëndetin global, zbutjen e varfërisë dhe, kohët e fundit, përhapjen globale të vaksinave kundër COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat