OnePlus Nord 2 lansohet me 22 korrik

Teknologji

OnePlus Nord 2 lansohet me 22 korrik

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:48
OnePlus Nord 2

Koha e lansimit të telefonit të shumë-pritur, OnePlus Nord 2 5G po afron dhe lajmet që e kishin dhënë një informacion të tillë jozyrtar dolën të sakta.

Tani, një konfirmim zyrtar po vjen nga kompania kineze i cili e konfirmon se OnePlus Nord 2 5G do të dalë në treg më 22 korrik.

Falë njoftimeve zyrtare, tashmë dihet se si do të duket telefoni dhe është konfirmuar që Nord 2 do të ofrojë procesorin e MediaTek, Dimensity 1200.

Specifikimet e mëparshme të rrjedhura tregojnë se telefoni do të ketë një ekran AMOLED në diagonalen me 6.53 inç me rezolucion FullHD + dhe një shpejtësi të rifreskimit të ekranit prej 90Hz. Pajisja do të mundësohet nga një bateri me 4500mAh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat