Përditësimi në Windows bllokon printerët

Teknologji

Përditësimi në Windows bllokon printerët

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Nëse një problem sigurie që po shfrytëzohej në mënyrë aktive nga hakerët nuk mjaftonte, disa njerëz që kanë instaluar një përditësim dërguar nga Microsoft për këtë qëllim hasën akoma më keq.

Kjo sepse përditësimi bëri që lidhja me printerin e tyre të bllokohej. Bëhet fjalë për përditësimin KB5004945 që u dërgua nga Microsoft pasi hulumtuesit që zbuluan problemin e sigurisë, e publikuan atë gabimisht online së bashku me një udhëzues.

Tashmë Microsoft ka thënë se problemi i ri i shfaqur me printerët mund të zgjidhet vetëm duke e anuluar atë dhe riinstaluar printerin nga e para si administrator.

Problemi i sigurisë PrintNightmare është teje serioz dhe prek të gjitha versionet e Windows nga 7 deri te 10. Lajmi i mirë është se problemi me printerët shfaqet vetëm për modelet Zebra dhe ata që nuk kanë një printer të tillë duhet të instalojnë përditësimin sa më parë të jetë e mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat