Ekipi japonez arrin rekord të ri të shpejtësisë në internet me 319 Tbps

Teknologji

Ekipi japonez arrin rekord të ri të shpejtësisë në internet me 319 Tbps

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Një grup studiuesish nga Japonia kanë bërë një “Usain Bolt” në autostradën dixhitale – duke shkuar me rekordin për shpejtësinë më të shpejtë të internetit ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja,  ata kanë transferuar me sukses të dhënat me një shpejtësi prej 319 terabitë në sekondë.

Me atë lloj shpejtësie broadband mund të shkarkoni 57,000 filma me gjatësi të plotë në 1 sekondë ose të gjithë bibliotekën Spotify në më pak se 3 sekonda.

Ajo që e bën akoma më interesante arritjen e studiuesve nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Japonisë (NIICT) është se ata përdorën infrastrukturën ekzistuese të fibrave optike për të arritur shpejtësinë rekord.

Kjo do të thotë që metoda e tyre mund të integrohet në infrastrukturën e fibrave optike me përpjekje minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat