‘Emoji’ i ri - burri shtatzënë

Teknologji

‘Emoji’ i ri - burri shtatzënë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:55
Emoji i ri

Një burrë shtatzënë, shtrëngim duarsh multiracor dhe një fytyrë që nuk mund të durohet pa shikuar janë disa nga ‘emojis’ që do të pushtojnë pajisjet teknologjike në vitin e ardhshëm, sipas një draftliste të publikuar nga “Unicode Consortium”, që aprovon ikonat për përdorim.

Emotikonet e reja, të ilustruara nga “Emojipedia” për të festuar Ditën Ndërkombëtare të ‘Emojis’ të shtunën, janë përpjekje për të çuar përpara versionet neutrale për gjinitë të çdo ikone.

Versioni i ri i shtohet asaj që bëri bujë herën e fundit me “personin me mjekër” duke ua ofruar përdoruesve mundësinë e përzgjedhjen e gjinisë mashkullore ose femërore.

Lista e re përmban edhe emotikone që synojnë largimin e barrierave racore.

Ikonat e reja pritet që të hapen për komentim para aprovimit në fund të vitit, e nga ajo kohë varet nga kompanitë teknologjike nëse duan t’ua mundësojnë përdoruesve shfrytëzimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat