Një xham që rrit mbrojtjen dhe performancën e kamerave të smartfonëve

Teknologji

Një xham që rrit mbrojtjen dhe performancën e kamerave të smartfonëve

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Pasi pushtoi ekranet, Corning ka vendosur të sjellë xhamin e Gorilla Glass edhe tek kamerat. Modelet DX dhe DX+ do të jenë të disponueshme për lentet e kamerave duke filluar me telefonët Samsung.

Përveç mbrojtjes së shtuar, Corning thotë se teknologjia përmirëson performancën optike të kamerave të smartfonëve.

Sipas kompanisë xhami DX reflekton më pak dritë nga lenteja e kamerës. Aktualisht edhe me përdorimin e një veshjeje kundër reflektimit, vetëm 92% e dritës së transmetuar hyn në kamerën e smartfonit.

Corning thotë se xhamat DX dhe DX+ mund të lejojnë penetrimin e 98% të dritës duke reduktuar problemet optike siç është hija. Disa prodhues smartfonësh po punojnë me kompani të specializuara për të adresuar këtë problem.

Sony dhe Vivo përdorin Zeiss për të rritur transmetimin e dritës dhe reduktuar reflektimet dhe hijet. Së fundi Corning thotë se xhami i afrohen shumë pranë nivelit të rezistencës së xhamave prej safire me një gradë 9 në shkallën Mohs.

Gorilla Glass përdoret sot 8 miliardë pajisje nga 45 brende të njohura. Apple ka investuar 450 milionë dollarë në Corning në 2017-ën dhe 2019-ën duke njohur kështu fushën e tyre të ekspertizës si ndër më të mirat në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat