Google bllokon aplikacionet në Android-ët e vjetër

Teknologji

Google bllokon aplikacionet në Android-ët e vjetër

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:34
Ilustrim

Duke filluar nga 27 shtatori, të gjithë telefonat inteligjentë që përdorin Android 2.3.7 Gingerbread ose më të hershëm nuk do të mund të kenë më qasje në shërbimet e Google, njoftoi sot vetë kompania.

“Kjo masë është krijuar për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve”, shpjegoi Google.

Ata që përpiqen të hyjnë në aplikacionet në pronësi të Google pas kësaj date mund të hasin një mesazh gabimi relativ me emrin e përdoruesit ose me fjalëkalimin.

Aplikacionet më të përdorura, të përfshira brenda kufirit, do të jenë YouTube, Maps, Gmail, por edhe Drive dhe shënimet e Keep të sinkronizuara në Cloud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat