PlayStation 2 handheld - Konzola të cilës nuk mund t’i bëni ballë

Teknologji

PlayStation 2 handheld - Konzola të cilës nuk mund t’i bëni ballë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

GingerOfOzz, “mjeku i konzolave”, ka prezantuar konzolën që e ka shndërruar në “handheld”.

PlayStation 2, konzola më e mirë e të gjitha kohërave sipas shumë adhuruesve të video-lojërave, ka prezantuar handheldin që rikujton në Nintendo Switch duke bërë diçka që ia vlen të shpenzohet.

Për këtë çështje ka punuar dy muaj dhe ka sjell diçka spektakolare për adhuruesit e lojërave të vjetra për PS2, dhe të gjithë “gejmerët” që kanë nostalgji për kohërat e vjetra.

Natyrisht, butonat janë të njëjtë sikurse në “joystick” për PS2, e pajisjen e ka quajtur PS2 Eclipse.

Ekrani prej 5 inçëve funksionin me rezolucion prej 480p dhe me bateria që kanë jetëgjatësi prej dy orë e gjysmë.

Në të mund të ketë 4.000 lojërave, e është interesant që funksionon sa i përket anës harduerike sikurse PS2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat