Abuzohet seksualisht një punonjëse e Alibabas

Teknologji

Abuzohet seksualisht një punonjëse e Alibabas

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:50
Alibaba

Kompania më e madhe e blerjeve online në Kinë, Alibaba, ka bërë të ditur të dielën se është duke punuar me policinë për të hetuar një sjellje seksuale të dyshuar në kompani, pasi një punonjëse kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht.

Alibaba ka bërë të ditur përmes një deklarate për media se “ka zero tolerancë kundër veprimeve të këqija seksuale brenda kompanisë”.

“Ne kemi suspenduar faktorë relevant, të dyshuar për dhunim të politikave dhe vlerave tona, dhe kemi themeluar një task-forcë të veçantë të brendshme, për të hetuar këto çështje dhe për të mbështetur hetimet që ka nisur policia”, thuhet në qëndrimin e kompanisë.

Hetimet kanë nisur pasi një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, kishte bërë me dije se menaxheri i saj në Alibaba, e kishte ngacmuar atë seksualisht, në një dhomë hoteli, gjatë një udhëtimi për qëllime pune në qytetin Jinan.

Ajo po ashtu ka deklaruar se menaxheri i saj dhe një person tjetër e kishin detyruar të konsumonte alkool gjatë një darke pune. Gruaja kishte bërë të ditur, se ankesa që kishte bërë në departamentin e burimeve njerëzore të Alibabas ishin injoruar fillimisht.

Mirëpo, themeluesi i Alibabas, Daniel Zhang, ka deklaruar të dielën se është i shokuar dhe i turpëruar me atë që ka ndodhur brenda kompanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat