600 milionë dollarë kriptomonedha vjedhen nga Hakerët

Teknologji

600 milionë dollarë kriptomonedha vjedhen nga Hakerët

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Hakerët kanë vjedhur 600 milionë dollarë në atë që konsiderohet si një nga grabitjet më të mëdha që i është bërë kriptomonedhës.

Faqja Blockchain Poly Network tha se hakerat kishin shfrytëzuar një dobësi në sistemin e tij dhe kishin marrë mijëra shenja digjitale siç është Ether, shkruan BBC.

Me anë të një letre të postuar në Twitter, faqja i bëri thirrje hajdutëve të “krijojnë komunikim dhe ti kthejnë përsëri asetet e hakuara”.

Hakimi dhe vjedhja është në të njëjtin nivel me shkeljet e mëdha që janë bërë kohëve të fundit në shkëmbime të tilla si Coincheck dhe Mt Gox.

Në letrën e saj Poly Network tha se “Shuma e parave që keni hakuar është një nga më të mëdhatë në historinë e financave të decentralizuara dhe se paratë që janë vjedhur janë nga dhjetëra mijëra anëtarë të komunitetit kripto”.

Hakerët nga kjo kompani kanë vjedhur rreth 267 milionë dollarë të monedhës Eter, 252 milionë dollarë të monedhës Binancë dhe afërsisht 85 milionë dollarë USDC, para këto të investuara nga mijëra përdorues të kriptovalutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat