Nëse përdorni modalitetin e fshehtë në Chrome, Google ka një lajm shumë të mirë

Teknologji

Nëse përdorni modalitetin e fshehtë në Chrome, Google ka një lajm shumë të mirë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Google po përmirëson modalitetin e tij anonim të fokusuar në privatësinë për të gjithë përdoruesit e Android.

Google është duke punuar në një veçori të re eksperimentale që mund të përmirësojë në mënyrë drastike modalitetin Incognito në shfletuesin e uebit Google Chrome, duke e bërë atë edhe më privat.

Kjo do të thotë që do t’ju duhet të verifikoni identitetin tuaj duke skanuar një fytyrë ose gjurmë gishtash para se të hyni në skedat e shfletuesit që janë aktualisht të hapura në modalitetin e fshehtë. Për ata që nuk e dinë, modaliteti Incognito nuk regjistron kërkimet tuaja në Google ose historinë e Internetit dhe pezullon të gjitha shtesat – duke ruajtur privatësinë e asaj që vizitoni në shfletues në krahasim me përdorimin e zakonshëm të Chrome. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat