Ngrihet si një helikopter, fluturon si një aeroplan dhe është një nga dronët më të përsosur në botë

Teknologji

Ngrihet si një helikopter, fluturon si një aeroplan dhe është një nga dronët më të përsosur në botë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Kompania UAV Factory kohët e fundit prezantoi dronin e saj të fundit Penguin C Mk2 VTOL, bazuar në teknologjinë inovative “Aeroflow boom” që zvogëlon fërkimin gjatë fluturimit horizontal, i cili zgjat autonominë me 20 për qind.

Sipas të dhënave, droni ngrihet dhe ulet vertikalisht, si të gjithë dronët e tjerë të ngjashëm.

Por kur ngrihet në një lartësi të caktuar, rotorët do të fshihen në trupin e majtë dhe të djathtë dhe kuadopteri do të vazhdojë të fluturojë drejt qëllimit të tij si një aeroplan, i mundësuar nga helika e pasme.

Kur rotorët tërhiqen, fluturakja thuhet se fiton ndjeshëm në aerodinamikë.

Madje, siç pretendohet, ky dron mund të ngrihet dhe të ulet në erëra deri në 55 km/orë, dhe është në gjendje të fluturojë në temperatura midis -40 dhe +50 gradë Celsius. Ai mund të qëndrojë në fluturim për 14 orë.

Kompania letoneze-amerikane prodhon Penguin C Mk2 VTOL në dy versione.

Njëri është civil dhe ka për qëllim vëzhgimin dhe xhirimet ajrore, ndërsa modeli taktik ushtarak përdoret për mbikëqyrje, spiunazh dhe gjurmimin e objektivave në lëvizje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat