Çfarë po ndodh? Irlanda gjobit WhatsAppin me 225 milionë euro

Teknologji

Çfarë po ndodh? Irlanda gjobit WhatsAppin me 225 milionë euro

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:04
WhatsApp

Irlanda ka gjobitur shërbimin e mesazheve të WhatsAppit për shkelje të ligjit të privatësisë së Bashkimit Europian.

“Bazuar në këtë vlerësim, DPC-ja ka gjobitur WhatsAppin me 225 milionë euro”, ka bërë të ditur Komisioni, duke shtuar se kjo është një prej dënimeve më të mëdha të lëshuara ndonjëherë nga kompania.

Ndërkohë vitin e kaluar ishte gjobitur me 450,000 euro Twitteri.

Derisa Irlanda është baza e selive rajonale të një numri të madh të kompanive të teknologjisë si Apple, Geogle dhe Twitter, DPC-ja ka përgjegjësinë që të monitorojë politikat e Bashkimit Europian lidhur me teknologjinë.

WhatsAppi ka bërë të ditur se do të apelojë lidhur me këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat