Kreu i BitConnect shpallet fajtor për mashtrim

Teknologji

Kreu i BitConnect shpallet fajtor për mashtrim

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 08:15
BitConnect

Një burrë nga Los Angeles u shpall fajtor për përfshirjen në një skemë Ponzi mbi 2 miliardë dollarëshe e cili mashtroi mijëra investitorë kriptomonedhash në mbarë botën.

Prokurorët thanë se 44 vjeçari Glenn Arcaro ishte kreu i skemës piramidale BitConnect në Amerikë. Arcaro tha se kishte fituar 24 milionë dollarë nga mashtrimi i BitConnect.

Tani ai duhet t’u paguajë pas paratë investitorëve ndërsa rrezikon 20 vite burg kur dënimi i tij të shpallet më 15 nëntor.

Skema e BitConnect besohet të jetë mashtrimi më i madh në kriptomonedha që po ndiqet penalisht. Shpallja fajtor e tij erdhi të njëjtën ditë që Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë paditi BitConnect në gjykatë.

Sipas prokurorëve, Arcaro dhe bashkëpunëtorët e tij pretendonin se BitConnect përdorte teknologji e cila mund të gjeneronte fitime të mëdha duke përdorur paratë e investitorëve dhe përfituar nga luhatja e vlerës së kriptomonedhave.

Në të vërtetë BitConnect operonte si një skemë e vërtetë Ponzi, duke paguar investitorët e hershëm nga paratë e investitorëve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat