Facebook ndryshon emrin

Teknologji

Facebook ndryshon emrin

Nga: A.ZH Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:32
Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut

Facebook ka ndryshuar emrin në Meta si pjesë e një ribrendimi të madh.

Kompania, e cila njoftoi ndryshimin në konferencën e saj vjetore, tha se emri i ri do të "përfshijë" më mirë atë që firma bën tani, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ajo zbuloi gjithashtu planet për një "Metaverse" - një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR.

Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.

Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e "fitimeve mbi sigurinë".

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet, megjithatë, emri nuk u ndërrua./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat