Lojtarja e video-lojërave me nofkën “Squid Game” nuk po arrin të punësohet nga kompanitë për shkak të emrit

Teknologji

Lojtarja e video-lojërave me nofkën “Squid Game” nuk po arrin të punësohet nga kompanitë për shkak të emrit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:33

Një lojtare e cila njihet në internet me emrin e serialit të famshëm të Netflix, “Squid Game”, thotë se po humbet punën për shkak të saj.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Lydia Ellery, 32-vjeçare, tha se kompanitë tani janë në mëdyshje për ta punësuar atë për shkak të emrit, pavarësisht faktit se ajo është njohur si “Squid Game” për më shumë se një dekadë”.

Ajo tha se i është nënshtruar edhe abuzimit ‘online’ nga fansat e shfaqjes.

Si rezultat, transmetuesja e Twitch po mendon të ndryshojë emrin e saj.

“Kam marrë shumë urrejtje nga fansat dhe jam refuzuar për punë për shkak të saj (emrit)”, tha ajo për BBC.

Lydia e cila është nga Londra, por jeton në Bristol, ka qenë për 11 vjet si Squid Game në platformat e medieve sociale për transmetimin e lojërave si Twitch dhe Instagram; në Twitter ajo njihet si SquidGaming. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat