Prezantohet kostumi fluturues që fluturon me 130 km/h

Teknologji

Prezantohet kostumi fluturues që fluturon me 130 km/h

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:34
Prezantohet kostumi fluturues që fluturon me 130 km/h

Krerët e ushtrisë britanike ishin dëshmitarë të demonstrimit të kostumit fluturues, që do t’ju lejoj ushtarëve të lëvizin në ajër nëpër zonat e luftërave me një shpejtësi prej 130 kilometra në orë.

Richard Browning, themeluesi i Gravity Industries, ka “sjellë” në jetë kostumin e ngjashëm me atë filmit “Iron Man”, të cilin e prezantoi gjatë një konference në Farnborough

Kostumi futuristik fluturues që Browning e “quan të parin në botë”, ka pesë turbina gazi dhe mund të ngritet në 3.700 metra lartësi.

Konferenca u mbajt në aeroportin ndërkombëtar të Farnborough, e sipas zëdhënësit të ushtrisë, demonstrimi i kostumit fluturues kishte për qëllim të tregoj potencialin që do ta kenë në të ardhmen ushtria britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat