Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario në Twitch luan videolojën Call of Duty: Warzone

Teknologji

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario në Twitch luan videolojën Call of Duty: Warzone

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Call of Duty: Warzone, është një videolojë shumë e popullarizuar që çdo ditë e më shumë po fiton vëmendjen e gejmerëve, e një prej emrave të mëdhenj është bërë pjesë e këtij komuniteti.

Fjala është për futbollistin legjendar nga Brazili, Ronald Nazario, i cili është lajmëruar në platformën Twitch ku luan videolojën Call of Duty Warzone.

Ai ka krijuar një kanal të tij RonaldTV, në të cilin bën “streaming” dhe tregon aftësitë e tij në videolojën e kompanisë Activision, e gjithashtu publikon edhe klipe të ndryshme.

Braziliani aktualisht ka 260 mijë ndjekës. Në Twitch ngjashëm bëjnë edhe futbollistët e tjerë në mesin e të cilëve është Antoine Griezmann, Sergioe Aguero dhe plotë të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat