Rifresko PlayStation 5 me ngjyra të reja

Teknologji

Rifresko PlayStation 5 me ngjyra të reja

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Sony ka njoftuar disa kopertina për konsolën PlayStation 5, dhe gjithsej pesë ngjyra të ndryshme do të jenë në dispozicion.

Këto faqe, ose panele anësore, janë një zëvendësim për ngjyrën e bardhë të konzollës aktuale, duke i lejuar përdoruesit të “lyejnë” PS5-në e tyre në të kuqe, vjollcë, blu, të zezë ose rozë.

Sony ka njoftuar se maskat do të jenë të disponueshme gjatë gjysmës së parë të 2022, me opsionet Midnight Black dhe Cosmic Red që shfaqen për herë të parë në janar.

Variantet e reja Pink, Galactic Purple dhe Starlight Blue do të pasojnë më vonë.

Dy versione me ngjyra do të jenë të disponueshme për secilën prej ngjyrave – një për PS5 Digital Edition dhe një për PS5 me disk.

Përveç kësaj, do të dalin kontrollorët New Pink, Starlight Blue dhe Galactic Purple DualSense, të cilët gjithashtu do të mbërrijnë në janar.

Ata do të bashkohen me kontrollorët ekzistues Cosmic Red dhe Midnight Black.

Mbulesat anësore të PlayStation 5 kushtojnë 55 dollarë, ndërsa kontrollorët e rinj DualSense do të kushtojnë 75 dollarë. Kontrollorët standard bardh e zi do të jenë pak më të lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat