Google do të pushojë nga puna punonjësit që refuzojnë vaksinimin

Teknologji

Google do të pushojë nga puna punonjësit që refuzojnë vaksinimin

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Google thuhet se u ka thënë punonjësve, që nëqoftëse nuk pranojnë të vaksinohen do humbasin vendin e punës. Televizioni “NBC” ka siguruar një dokument të brendshëm të kompanisë, kur i’u kërkon punonjësve që duhet të dërgojnë dokumentin që provon vaksinimin e tyre.

Ata që nuk do të pranojnë të vaksinohen do të pezullohen dhe më vonë do të shkarkohen. Një zëdhënës i Google deklaroi për “BBC”, që  vaksinimi do mbrojë punonjësit dhe do të bëjë të mundur që kompania të ofrojë shërbimet e saj.

Punonjësit do kenë kohë deri në 3 dhjetor, që të dërgojnë dokumentin e vaksinimit ose dokumentin shëndetësor që ndalon vaksinimin e tyre prej problemeve shëndetësore që mund të kenë.

Ata që nuk do të dërgojnë dokumentin deri më 18 janar të vitit të ardhshëm nuk do të lejohen të punojnë për kompaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat