YouTube bllokon kanalin ‘RT auf Sendung’ në pronësi të Russia Today

Teknologji

YouTube bllokon kanalin ‘RT auf Sendung’ në pronësi të Russia Today

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Kanali i ri RT auf Sendung që është në pronësi të Russia Today është bllokuar nga YouTube.

Sipas arsyetimit, ky kanal ka shkelur kushtet e publikimit në platformë.

“Ky kanal/llogari është ndërprerë për shkelje të kushteve për publikim në YouTube”, thuhet në arsyetimin e platformës.

Gjiganti i teknologjisë gjatë muajit shtator, kishte fshirë kanalet e RT DE dhe Der Fehlende Part, sepse kishin publikuar dezinformata në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat kundër saj.

Mesazhi i YouTube pas bllokimit së kanalit ‘RT auf Sendung’ në pronësi të Russia Today

Në muajin gusht, rrjeti social Facebook kishte mbyllur një “fabrikë” që dezinformonte pikërisht për vaksinat kundër COVID-19, që kishte bazën në Rusi.

Pjesëmarrësit që u kapën në mashtrim ishin pjesë e një fushate mashtruese të orkestruar nga firma britanike e marketingut “Fazze” që operon jashtë Rusisë.

Ndërsa, gjatë muajit korrik, Facebook kishte njoftuar se ka larguar 65 llogari dhe 243 llogari të tjera nga Instagram që ishin të lidhura me fushatën, ku gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë e “Fazze” nga platformat e saja.

Moska gjatë vitit 2022, në përkrahje të Russia Today dhe RIA Novosti pritet t’i ndajë 645 milionë euro.

Sipas Khodorkovsky Communications Center, shpenzimi i Rusisë në përhapjen e propagandës është pesë herë më i madh sesa luftimi i COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat