Hades është video-loja e parë në histori që merr çmimin prestigjioz Hugo

Teknologji

Hades është video-loja e parë në histori që merr çmimin prestigjioz Hugo

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Hades hyri në histori si video-loja e parë që fitoi çmimin prestigjioz Hugo.

Meqë ra fjala, shpërblimi Hugo për herë të parë u nda në vitin 1953 për veprat më të mira të trillimeve (shkencore apo klasike), dhe deri në vitin 2021, video-lojërat dhe tregimet nuk merreshin në konsideratë. Megjithatë, kjo ka ndryshuar.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo kategori është e veçantë, e cila u shfaq vetëm këtë vit, por është duke u shqyrtuar opsioni për ta mbajtur atë përgjithmonë. Pavarësisht statusit të saj të përkohshëm, fitorja e Hades trajtohet në mënyrë identike me çdo kategori tjetër.

Ndër lojërat e nominuara ishin Animal Crossing: New Horizons, Spiritfarer, Final Fantasy VII Remake, The Last of Us: Part II dhe Blaseball.

Skenaristi dhe drejtori krijues i Supergiant Games, Greg Cassavin falënderoi të gjithë ekipin në Twitter dhe tha se ishte i nderuar që fitoi Hugo-n e parë për videolojën “Historitë në video-lojërat kanë bërë një rrugë të gjatë ndër vite dhe janë një medium unik sepse ato janë interaktive dhe ju mund të hyni në botë fantastike që reagojnë ndaj çdo lëvizjeje tuajën”.

Hades ka fituar tashmë një numër çmimesh në industrinë e lojërave dhe konsiderohet nga shumë njerëz si një nga lojërat më të mira të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat