Superkompjuteri fshiu gabimisht të dhëna në sasi prej 77 terabajtësh

Teknologji

Superkompjuteri fshiu gabimisht të dhëna në sasi prej 77 terabajtësh

Më: 4 janar 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Dokumentet që vinin nga 14 institucione të ndryshme kërkimore humbën në mënyrë të pakthyeshme.

Superkompjuterët përdoren kryesisht për qëllime kërkimore, si dhe për llogaritjet dhe modelimin e ndërlikuar. Universiteti i Kiotos në Japoni zotëron një nga këta superkompjuterë.

Megjithatë, shkencëtarët dhe studiuesit që kanë përdorur superkompjuterin për kërkimet e tyre nuk kanë fjalë lavdëruese për të.

Për shkak të një gabimi të papritur gjatë punës, superkompjuteri fshiu miliona dokumente nga databaza e tij. Sipas pretendimeve, rreth 34 milionë dokumente janë humbur në mënyrë të pakthyeshme, me një peshë totale prej rreth 77 terabajt (TB).

Në deklaratën zyrtare, universiteti theksoi se nuk është identifikuar saktësisht se cili ishte shkaku i këtij gabimi dhe problemi, si dhe se cilat dokumente janë fshirë konkretisht.

Superkompjuteri fugaku, i cili fshiu të dhënat, u prezantua vitin e kaluar dhe u shpall si superkompjuteri më i shpejtë dhe u përdor për qëllime kërkimore gjatë pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat