Alice, aeroplani i parë në botë tërësisht elektrik me pasagjerë përgatitet për fluturim

Teknologji

Alice, aeroplani i parë në botë tërësisht elektrik me pasagjerë përgatitet për fluturim

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Aeroplani i parë në botë tërësisht elektrik me pasagjerë po përgatitet për fluturim.

Alice, një aeroplan i zhvilluar nga kompania izraelite Eviation, kaloi në testimin e motorit javën e kaluar në Aeroportin Komunal Arlington në veri të Seattle.

Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë Eviation, Omer Bar-Yohay, Alice është vetëm disa javë larg fluturimit të saj të parë, transmeton Telegrafi.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike ose celulari dhe 30 minuta për t’u ngarkuar, aeroplani Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare.

Kompania, e fokusuar ekskluzivisht në udhëtimin ajror elektrik, shpreson që aeroplanët elektrikë me 20 deri në 40 pasagjerë të bëhen realitet nga shtatë deri në 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat