Burri shtatzënë në mesin e emoji-ve që do të vijnë për përdoruesit e iPhone

Teknologji

Burri shtatzënë në mesin e emoji-ve që do të vijnë për përdoruesit e iPhone

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:58
Ilustrim

Një burrë shtatzënë është në mesin e 37 emoji-ve të rinj që do të publikohen për përdoruesit e iPhone.

Sipas medieve të huaja, modelet e Apple në emoji-t e reja, tani janë të disponueshme në një version beta të përditësimit të softuerit iOS 15.4.

I lansuar të enjten, versioni beta është një mundësi për Apple që të testojë veçoritë e reja të softuerit te disa përdorues përpara lansimit të plotë më vonë në pranverë.

Burri shtatzënë dhe personi shtatzënë e nënkuptojnë se “shtatzënia është e mundur për disa burra transgjinorë dhe njerëz jobinarë”, thotë Emojipedia, e cila është pjesë e Konsorciumit Unicode me bazë në Kaliforni, banka qendrore e të gjitha emoji-ve të miratuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat