Apple punëson regjisorin e filmit “Old Boy”, realizoi film me iPhone

Teknologji

Apple punëson regjisorin e filmit “Old Boy”, realizoi film me iPhone

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Apple ka punësuar regjisorin jugkorean Park Chan-wook, që është bërë i njohur me filmin jugkorean “Old Boy”.

Kompania amerikane po tenton t’i tregojë botës së telefonat e saj të mençur janë të përshtatshëm për realizimin e videove me rezolucion të lartë, dhe se gjeneratat e fundit të iPhone mund të filmojnë videoklipe profesionale njëjtë sikur me kamerat më të mira në botë.

Tani ata punësuan regjisorin e filmit të njohur i prodhuar në vitin 2003, me qëllim që të realizojë një film 20-minutësh me iPhone 13 Pro.

Park realizoi filmin 20 minutësh dhe të gjitha kudrat i realizoi me iPhone 13 Pro. Bëhet fjalë për një film të titulluar “Life is but a dream”, të cilin mund ta shikoni të tërin në YouTube.

Gjithashtu mund të shikoni edhe momentet si janë zhvilluar prapa kamerës, që edhe solli realizimin e këtij filmi të shumëpërfolur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat