Video-loja Apex Legends për telefona celularë do të lansohet javën tjetër

Teknologji

Video-loja Apex Legends për telefona celularë do të lansohet javën tjetër

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Pas kërkesave të lojtarëve të Apex për krijimin e lojës për telefona celularë, Respawn Entertainment dhe Electronic Arts, kanë njoftuar se Apex Legends Mobile më në fund do të lansohet javën tjetër.

Apex Legends është një video-lojë Battle Royale, e cila ishte lansuar në shkurt të viti 2019, për PC, PlayStation 4 dhe Xbox One, ndërsa për Nintendo Switch në mars të 2021.

Ndërkaq, dje (e mërkurë) kompania e krijimit të video-lojërave Respawn Entertainment, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Apex Legends për telefona mobilë do të lansohet javën tjetër për iOS dhe Android.

Sipas postimit në faqen e tyre, Apex Legends Mobile do të jetë i disponueshëm në Android dhe iOS në këto shtete: Australi, Zelandën e Re, Singapor, Malajzi, Filipine, Indonezi, Meksikë, Peru, Argjentinë dhe Kolumbi.

Video-loja do të jetë e disponueshme për t’u shkarkuar falas, si në Google Play Store ashtu edhe në Apple App Store.

Në versionin e lojës për telefona mobilë do të keni mundësinë të luani me këta tetë “heronj” si fillim: Bloodhound, Gibraltar, Lifeline, Wraith, Bangalore, Octane, Mirage, Pathfinder, dhe Caustic.

Sipas krijuesve të lojës, këto janë specifikat minimale që video-loja për telefona mobilë i kërkon:

Për Android:

Android 8.1
Open GL 3.0 ose më të lartë
3 GB hapësirë të lirë
Të paktën 3 GB RAM
Madhësia e ekranit: N/L/XL

Për iOS:

iPhone 6S
Versioni i OS: 10.0 ose më i ri
CPU: A9
3 GB hapësirë të lirë Të paktën 2 GB RAM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat