Rusia ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në Instagram

Teknologji

Rusia ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në Instagram

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Rusia tani ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në Instagram.

Kjo vjen pasi kompania mëmë e faqes sociale, Meta, ndryshoi rregullat e saj në disa vende për të lejuar shprehjen e ndjenjave të dhunshme ndaj forcave ruse, por jo ndaj civilëve rusë.

Rregullatori i medias i Rusisë thotë se Instagram po shpërndan materiale duke bërë thirrje për akte të dhunshme që duhet të kryhen kundër qytetarëve rusë.

Nuk është ende e qartë nëse Instagram do të bllokohet plotësisht apo do të kufizohet në ndonjë mënyrë tjetër.

Qasja në Facebook, gjithashtu në pronësi të Meta-s, dhe në Twitter tashmë është e kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat