Ndërsa Zelensky iu drejtohej ligjvënësve izraelitë, ka pasur përpjekje kibernetike për të penguar fjalimin e tij

Teknologji

Ndërsa Zelensky iu drejtohej ligjvënësve izraelitë, ka pasur përpjekje kibernetike për të penguar fjalimin e tij

Më: 20 mars 2022 Në ora: 21:02
Volodymyr Zelensky

Gjatë fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky më herët sot në parlamentin e Izraelit, Knesset, u bënë një sërë përpjekjesh për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Sipas raporteve të Kompanisë Publike të Transmetimeve Izraelite, këto përpjekje u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit.

Ndryshe, Zelensky, i është drejtuar deputetëve të parlamentit të Izraelit.

Dhe në adresimin e tij para deputetëve izraelit, Zelensky ka tërhequr paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka thënë se agresioni rus “nuk është një operacion ushtarak”.

Presidenti ukrainas më parë ka folur me ligjvënës të tjerë anembanë botës – duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA – nga të cilët ka kërkuar mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat