Video-loja Fortnite mbledh një shumë të madhe për ti ndihmuar Ukrainës

Teknologji

Video-loja Fortnite mbledh një shumë të madhe për ti ndihmuar Ukrainës

Më: 21 mars 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

EpicGames me video-lojën Fortnite mbledh 32.6 milionë euro në 24 orë për ndihmë humanitare në Ukrainë.

Sezoni më i ri i Fortnite sapo ka nisur, me një temë rezistence që paralelizon konfliktin e jetës reale që ndodh në Ukrainë. Si përgjigje, Epic Games ka njoftuar se do të sigurojë dy javët e para të fitimit nga sezoni i dytë i kapitullit tre për ndihmën humanitare në Ukrainë.

Sezoni ka filluar me datën 20 mars rreth orës 08:00, dhe EpicGames dhe Fortnite ka njoftuar se kanë arritur të mbledhin rreth 32.6 milionë euro nga shitjet në lojë.

Në njoftim, EpicGames liston organizatat për të cilat do të dhurohen të ardhurat, duke përfshirë UNICEF-in, Programin Botëror të Ushqimit, Agjencinë e OKB-së për Refugjatët dhe Direct Relief. Këto organizata do t’i përdorin paratë për të siguruar furnizime, ushqime dhe strehim për shumë njerëz të zhvendosur nga lufta.

Ky është kontributi më i madh i një kompanie lojërash për popullin ukrainas deri më sot, dhe do të vazhdojë të rritet gjatë dy javëve të ardhshme.

Xbox gjithashtu ka njoftuar në Twitter se do t’i bashkohet EpicGames dhe Fortnite për të dhuruar të gjitha fitimet nga loja për dy javët e ardhshme për ndihmën e Ukrainës, por është e paqartë se sa nga kontributi i Xbox është pjesë e 32.6 milionë eurove të mbledhura dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat