Jep dorëheqje kreu i Amazon Games

Teknologji

Jep dorëheqje kreu i Amazon Games

Më: 26 mars 2022 Në ora: 22:37
Mike Frazzini

Sipas një raporti nga Bloomberg, kreu i studios së Amazon Games, Mike Frazzini, do të largohet nga pozita e tij për t’u fokusuar te familja.

Frazzini ka ndihmuar në udhëheqjen e divizionit të lojërave të Amazon që nga viti 2009 dhe ka luajtur një rol në ndërtimin e studios së lojërave të kompanisë.

“Mike ishte prezent në fillim të Amazon Games, dhe udhëheqja dhe këmbëngulja e tij ndihmuan në ndërtimin e biznesit të lojërave nga themeli”, tha zëdhënësi i Amazon, Ryan Jones.

“Sukseset tona të fundit me New World dhe Lost Ark janë rezultat i vizionit afatgjatë dhe të fokusuar te klientët për lojërat që ai ndihmoi në krijimin. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjitha kontributet e tij dhe i urojmë atij më të mirat”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat