​BE po prezanton një mbushës të vetëm për pajisjet e vogla

Teknologji

​BE po prezanton një mbushës të vetëm për pajisjet e vogla

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Negociatorët e BE sapo kanë arritur një marrëveshje për futjen e një mbushësi të vetëm për pajisjet e vogla elektrike.

Mbushësi USB-C do të bëhet një standard i ri për të gjithë Bashkimin Evropian.

Ligji i ri do të sigurojë që deri në vjeshtën e vitit 2024, të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat të kenë të njëjtin mbushës. 

Afati i fundit për laptopët është 2025. Ligji përfshin gjithashtu konsollat e lojërave, altoparlantët, tastierat, kufjet dhe pajisje të ngjashme më të vogla. 

Vlerësohet se me këtë propozim qytetarët e BE-së do të kursejnë 250 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat