I kaloi plotë 26 ditë në ajër, Zephyr thyen rekordin për fluturimin më të gjatë

Teknologji

I kaloi plotë 26 ditë në ajër, Zephyr thyen rekordin për fluturimin më të gjatë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:19
Zephyr

Sipas të dhënave të fundit të gjurmimit të fluturimeve, Airbus ka thyer rekordin për fluturimin më të gjatë të një fluturakeje të saj.

Bëhet fjalë për Airbus Zephyr S, që i kaloi plotë 26 ditë në ajër – duke thyer kështu rekordin e arritur në vitin 2018.

Fluturakja fluturon lart në atmosferë për të shmangur trafikun ajror komercial si dhe reshjet atmosferike.

Fluturakja furnizohet me energji solare e bateritë e karikuara e ndihmojnë të qëndrojë në ajër gjatë udhëtimit natës – që do të thotë se nuk ka nevojë për zbritje për t’u mbushur.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve në një rreze nga Arizona në Belize të Amerikës Qendrore dhe anasjelltas.

Në anën tjetër Airbus i tha BBC se nuk të komentojnë asgjë lidhur me këtë fluturim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat