​Google Maps prezanton opsion të ri që ndihmon kursimin e karburantit

Teknologji

​Google Maps prezanton opsion të ri që ndihmon kursimin e karburantit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Vitin e kaluar, Google filloi të ofrojë mënyra alternative të navigacionit të automjeteve, ku në vend të udhëtimit më të shkurtër, ofron rrugë më efikase për konsumin e karburantit dhe mjedisin.

Problemi është, megjithatë, se automjete të ndryshme konsumojnë karburant në mënyrë të ndryshme. Ndërsa motorët me benzinë zënë pjesën më të madhe të flotës amerikane të automjeteve, gjithnjë e më shumë motorë hibridë, elektrikë dhe motorë me naftë kanë filluar të shfaqen në rrugë.

Versioni më i fundit beta i Google Maps përpiqet ta zgjidhë këtë problem duke futur një meny, në të cilën përdoruesi zgjedh motorin e automjetit të tij dhe 'optimizon' rrugën për konsum minimal. 

Portali 9to5Google thekson se zgjedhja e motorit do të jetë në kërkesën e navigacionit, si dhe në cilësimet e aplikacionit.

Opsionet e reja do të bëhen të disponueshme gjatë javëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat