Honor prezanton tabletën Pad 8

Teknologji

Honor prezanton tabletën Pad 8

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 08:29
Pad 8

Honor pati një “festë masive” të prezantimeve të produkteve dhe tableta e re Honor Pad 8 ishte një nga ato produkte.

Pajisja e re është vazhdim i serisë nga viti i kaluar Pad V7 dhe vije me një ekran të madh prej 12 inçëve, çipin nga Qualcomm dhe një bashkëngjitje opsionale të tastierës.

Ekrani i Pad 8 është një panel IPS LCD me rezolucion prej 2000×1200 pikselave. Ka korniza të vogla në të gjitha anët, ndërsa korniza e lartë një kamerë të montuar prej 5MP. Ndërsa ka edhe një kamerë tjetër prej 5MP në pjesën e pasme, shkruan GSMArena.

Snapdragon 680 është çipi i montuar në këtë pajisje, ndërsa opsionet e RAM memories janë 4GB, 6GB dhe 8GB. Të tre opsionet kanë hapësirë të brendshme prej 128GB. Edhe pse Honor nuk tha ndonjë gjë në lidhje me hapësirën e Micro SD Card, mund të thuhet se nuk ka hapësirë për të.

Pad 8 është një pajisje për argëtim multimedial, dhe Magic UI 6.1 sjell ekran të ndarë të cilën e mbështet për më shumë se 6,000 aplikacione. Ka miniaplikacione, “dritare lundruese” dhe aftësinë për lidhjen e tabletës me disa telefona të mençur të Honor.

Honor Pad 8 peshon vetëm 520 gram me një trup të hollë elegant prej 6.9mm. Porti USB-C gjendet në pjesën e poshtme që përdoret për mbushjen e shpejtë prej 22.5W të baterisë me kapacitet prej 7,250mAh.

Honor e ofron Pad 8 me tre ngjyra, E bardhë, Blu dhe e Gjelbër Mente. Çmimet fillojnë nga 215 eurove, por që me porosite e hershme mund ta blini me çmim prej 203 eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat