Australia shpik teknologjinë që e mban qumështin të freskët për 60 ditë

Teknologji

Australia shpik teknologjinë që e mban qumështin të freskët për 60 ditë

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 07:46
Teknologjia inovative e krijuar nga “Naturo”

Një kompani australiane e teknologjisë ushqimore me bazë në Coolum ka zhvilluar një teknologji të përpunimit të qumështit i cili e mban atë të freskët dhe të sigurt për konsum njerëzor për më shumë se 60 ditë.

Teknologjia inovative e krijuar nga “Naturo” është miratuar nga autoriteti rregullator australian i sigurisë ushqimore, Dairy Food Safety Victoria dhe konsiderohet si risia më e rëndësishme në industrinë e qumështit që nga pasterizimi në 1864.

Kjo teknologji tashmë e patentuar bën që qumështi i freskët dhe pa aditivë apo konservues të ruajë ngjyrën dhe shijen e tij natyrale dhe ka një jetëgjatësi minimale 60-ditore në frigorifer, në krahasim me format e tjera të qumështit të përpunuar të lopës.

Ndërsa procesi është aplikuar për qumështin e lopës vetëm ai ka potencialin të zgjerohet në forma të tjera qumështi duke përfshirë qumështin e devesë, dhisë, deles dhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat