Edhe Ericson dhe Nokia largohen nga Rusia

Teknologji

Edhe Ericson dhe Nokia largohen nga Rusia

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Kompania e telekomunikacionit nga Suedia, Ericson, ka njoftuar se gradualisht do të shuajë aktivitetet biznesore në Rusi gjatë muajve në vijim.

Ericson, që ka rreth 400 punonjës në Rusi, tha megjithatë do të ofrojë mbështetje financiare për ata që janë prekur nga ky vendim.

Ndërkohë, rivali finlandez Nokia ka njoftuar se gjithashtu planifikon mbylljen e shumicës së bizneseve në Rusi, deri në fund të këtij viti.

E derisa Ericson dhe Nokia po largohen nga Rusia, operatorët mobil të këtij vendi MTS dhe Tele2 do të jenë më shumë të varur nga kompanitë kineze si Huawei dhe ZTE.

“Deri në fund të vitit, shumica e punonjësve tanë në Rusi do të largohen nga Nokia, dhe të gjitha zyrat tona do të mbyllen”, tha zëdhënësi i Nokias.

Megjithatë pranoi se prezencën formale në këtë vend do ta ruajnë, deri të ndodhë mbyllja sipas procedurave ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat