Google dëshiron që t’i bëjë pajisjet Fuchsia të menaxhueushme me ADB nga Android

Teknologji

Google dëshiron që t’i bëjë pajisjet Fuchsia të menaxhueushme me ADB nga Android

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Ekipi i Google Fuchsia ka filluar një përpjekje të re e cila do të mundësonte që pajisjet Fuchsia të menaxhohen me mjetin ADB, njëjtë si telefon Android.

Sot në Android, zhvilluesit dhe entuziastët mund të qasen në disa nga komponentët kryesorë të telefonave dhe tabletave të tyre nëpërmjet kompjuterëve të tyre duke përdorur ADB-në.

Shkurtimisht për “Android Debug Bridge”, ADB është një mjet i rëndësishëm, i cili siç edhe sugjeron emri, është në gjendje që t’i “lidhë” bashkë dy pajisjet tuaja.

Zhvilluesit do ta përdorin ADB-në për të instaluar në distancë versionin më të fundit të punës në progres të aplikacioneve të tyre në një pajisje fizike ose edhe në një imitues Android.

Edhe nëse ata nuk i përdorin komandat e ADB-së në mënyrë të drejtpërdrejtë, zhvilluesit mund të përfitojnë nga integrimi i thellë i ADB-së në mjete të tjera si për shembull Android Studio.

9to5 Google shkurton se në ndërkohë, entuziastët dhe përdoruesit e Android e përdorin ADB-në për t’u qasur në qendrën e komandave, ndoshta edhe për ta aktivizuar një “mod” të zbuluar nga komuniteti.

ADB gjithashtu mund të përdoret edhe për tu qasur në kohë reale tek regjistrat nga telefoni yt, për të ndihmuar për diagnozën e problemeve ose thjeshtë për të mësuar për punën e brendshme.

Më kryesorja, ADB e ka mundësinë që të funksionojë vazhdimisht mirë në çdo platformë madhore të desktopit – Windows, macOS dhe Linux – dhe ky është një aspekt i cili është me interes të madh për ekipin e Google Fuchsia.

Javën e shkuar, ekipi i Fuchsia e shpërndau një propozim të titulluar “ADB në Fuchsia” e cila tregon qëllimin e ekipit për ta mbështetur ADB për kontrollimin e pajisjeve dhe arsyen pas dëshirës për ta bërë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat