​Çipat e rinj kompjuterikë, nuk ka më kilometrazh të falsifikuar

Teknologji

​Çipat e rinj kompjuterikë, nuk ka më kilometrazh të falsifikuar

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 22:55
Ilustrim

Rregullorja e Bashkimit Evropian nga viti 2017 për mbrojtjen nga manipulimi i kilometrazhit nuk është zbatuar ende, ndërsa hulumtimi i Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC) dëshmon se kilometrazhi i makinave të reja ende mund të manipulohet lehtësisht.

Megjithatë, dy prodhues gjermanë të makinave tani pretendojnë se kanë një zgjidhje.

Rregullimi i kilometrazhit është rutinë sot dhe policia supozon se çdo e treta makinë e përdorur që shitet në Gjermani ka kilometrazhin e saj të rregulluar.

Mashtruesit rrisin vlerën mesatarisht me 3000 euro për makinë, duke mashtruar blerësit e makinave të përdorura apo kompanitë leasing. Dëmi total i vlerësuar në Gjermani është rreth 6 miliardë euro në vit, sipas revistës kroate HAK.

Rregullorja e BE-së përcakton zyrtarisht se kilometrazhi në një makinë duhet të mbahet sistematikisht. Ligji zbatohet për modelet e reja të automjeteve nga shtatori 2017, dhe nga shtatori 2018 për të gjitha makinat e reja.

Megjithatë, ende mungon një listë e detajuar se si duhet të duket kjo mbrojtje dhe cili organ neutral duhet ta kontrollojë. Rezultati i gjithë kësaj - mashtrimi vazhdon, por jo në të gjitha makinat.

Gjatë shfletimit të faqeve përkatëse të makinave të përdorura, ekspertët e ADAC vunë re se kjo nuk vlen më për Audi A3 (nga 2020) dhe VW Golf 8 (nga fundi i 2019).

Këto modele mbrohen më mirë nga mashtrimet e kilometrazhit sesa shumë konkurrentë. Arsyeja janë çipat e rinj kompjuterikë Hardware Secure Module që përdoren për të mbrojtur kilometrazhin.

Volkswagen njofton gjithashtu masa të reja për të parandaluar leximin e kilometrazhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat