Vidhen dy milionë BNB në këmbyesin më të madh të kriptovalutave

Teknologji

Vidhen dy milionë BNB në këmbyesin më të madh të kriptovalutave

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:31
Binance

Binance, e cila e përshkruan veten si këmbyesi më i madh i kriptovalutave sipas volumit tregtues, është kompania më e fundit që u godit nga një vjedhje e madhe këtë vit.

Një blockchain i lidhur me Binance u përfshi në një sulm hakerësh nga ku u vodhën 585 milionë euro në mbrëmjen e së enjtes, gjë e cila u konfirmua për CNN nga një zëdhënës i kompanisë gjatë së premtes.

Binance përkohësisht e pezulloi rrjetin e saj blockachain, BNB Smart Chain “për shkak të aktiviteteve të parregullta”, shkroi kompania në llogarinë e saj në Twitter.

Të premten kompania bëri të ditur se hakerët kishin vjedhur dy milionë monedha të kriptovalutës BNB – e cila lëshohet nga Binance, e që vlera e vjedhur arrin shifrën e 585 milionë eurove.

CEO i Binance, Changpeng Zhao fillimisht shkroi në Twitter se ishin vjedhur kriptomonedha me vlerë prej 102 milionë eurove.

“Fondet e juaja janë të sigurta”, kishte shkruar Zhao në postimin e tij të bërë të enjten në mbrëmje. “Kërkojmë falje për shqetësimin” përfundoi shkrimin e tij ai.

Kompania deklaroi se monedha me vlerë prej 102 milionë eurove mbesin të “parikuperuara” dhe u zhvendosën nga zinxhiri nga hakeri. Fondet e mbetura janë ngrirë në zinxhirin BNB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat