Aeroplani elektrik i ndërtuar nga studentët ngjitet në qiellin e Zvicrës

Teknologji

Aeroplani elektrik i ndërtuar nga studentët ngjitet në qiellin e Zvicrës

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një aeroplan elektrik me katër vende, i njohur si e-Sling, i zhvilluar nga studentët në institutin federal të teknologjisë ETH Cyrih, përfundoi fluturimin e tij të parë javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, për dy vitet e fundit një ekip prej 20 studentësh të inxhinierisë në ETH Cyrih ka punuar në një projekt të veçantë për diplomën e tyre bachelor: krijimin e një aeroplani elektrik.

Së bashku ekipi projektoi, montoi dhe testoi aeroplanin e lehtë në parkun e inovacionit Dübendorf, që ndodhet afër Cyrihut.

Dhe më 29 shtator, aeroplani më në fund la hangarin e tij për fluturimin e tij të parë.

Në total, shtatë fluturime testuese u përfunduan atë ditë për të shënuar nisjen zyrtare të e-Sling. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat