Musk: Pekini nuk dëshiron që ai ta shesë Starlinkun në Kinë

Teknologji

Musk: Pekini nuk dëshiron që ai ta shesë Starlinkun në Kinë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:31
Elon Musk

Elon Musk tha për Financial Times se qeveria kineze nuk dëshiron që ai ta shesë shërbimin e tij të internetit satelitor, Starlink, në Kinë.

Sipas raportimit, Musk thotë se Pekini e ka bërë të qartë mosmiratimin e tij për lansimin e fundit të Starlink të sistemit të komunikimit satelitor të SpaceX në Ukrainë, shërbimi që u lansua për të ndihmuar ushtrinë të anashkalojë ndërprerjen e internetit nga Rusia.

Ai thotë se Pekini kërkoi garanci se nuk do ta shiste Starlinkun në Kinë.

Megjithatë, nuk dihet nëse Musk ra dakord me kërkesën e Pekinit.

Gjiganti i makinave elektrike i Musk, Tesla, mbështetet në Kinë për më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj dhe ka një fabrikë të madhe në Shangai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat