Samsung zgjeron më tej ekosistemin e shëndetit dhe mirëqenies me shërbime të monitorimit të shëndetit të lidhura dhe të ndryshme

Teknologji

Samsung zgjeron më tej ekosistemin e shëndetit dhe mirëqenies me shërbime të monitorimit të shëndetit të lidhura dhe të ndryshme

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Samsung Electronics zbuloi një seri mjetesh të reja përpara Samsung Developer Conference 2022 (SDC2022) që do të ndihmojnë zhvilluesit dhe komunitetet në formimin e zakoneve të shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë për konsumatorët kudo që janë. Këto mjete përfshijnë programin Samsung Privileged Health SDK për partnerë të zgjedhur, Fall Detection API për të mbështetur sigurinë e përdoruesve, zgjidhjen e re kërkimore ‘end-to-end’ të Samsung për programuesit edukativ, klinik dhe shëndetësor, si dhe mundësi të vazhdueshme për partnerët me Health Connect.

“Themeli i funksioneve të shëndetetit të Samsung është i rrënjosur në teknologjinë tonë të avancuar të pajisjeve dhe sensorëve dhe është përforcuar nga ekosistemi ynë i hapur dhe qasja bashkëpunuese, "- tha TaeJong Jay Yang, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shefi i Ekipit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Shëndetit në Mobile eXperience Business, Samsung Electronics. “Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar të njoftoj mjetet e zgjeruara të zhvilluesve, API-të dhe ofertat e partnerëve që lejojnë ekspertët e palëve të treta, qendrat kërkimore dhe universitetet të avancojnë aftësitë e gjurmimit dhe njohurive të pajisjeve për një shëndet, mirëqenie dhe siguri më të zhvilluar.”

Samsung Privileged Health SDK: Përparimi i sigurisë parandaluese në drejtimin e automjetit

Samsung po bashkëpunon me drejtues të përzgjedhur të industrisë për të zhvilluar shërbime të monitorimit të shëndetit të personalizuara. Me sigurinë si një nga pikat e fokusit të Samsung, këto bashkëpunime do të ofrojnë mjete parandaluese krejtësisht të reja për t'i bërë rrugët më të sigurta duke identifikuar shenjat e hershme të lodhjes dhe stresit të shoferit.

Puna e Samsung me Tobii, një lider global në gjurmimin e syve dhe vëmendjes që zhvillon softuer për të monitoruar përgjumjen, është një shembull. Nëse përdoruesit zgjedhin këtë, SDK-ja e privilegjuar e shëndetit të Samsung i mundëson Tobii-t të ndiejë rrahjet e zemrës në kohë reale të kapur nga sensorët e Galaxy Watch dhe t'i përpunojë ato për të përcaktuar nivelin e përgjumjes së përdoruesit. Gjithashtu, Harman, një lider në teknologjinë e makinave, inovacionet audio dhe zgjidhjet IoT, ka prezantuar së fundmi Ready Care, një zgjidhje e plotë e sensorit në kabinën e automobilave, e përshtatur për sigurinë dhe komoditetin e shoferit. Përveç shpërqendrimit, lodhjes dhe shenjave jetike, përdoruesit mund të lejojnë Ready Care të masë nivelin e stresit i cili mund të ofrojë sugjerime për rrugë alternative për të reduktuar stresin e shoferit.

Shërbimet e monitorimit të shëndetit: API e re e Fall Detection për aftësi të përmirësuara të sigurisë

Shërbimet e monitorimit të shëndetit[1] ofrojnë API që lejojnë zhvilluesit dhe palët e treta të përdorin sensorët dhe algoritmet e fuqishme në Galaxy Watch për shërbime më të sakta dhe të avancuara shëndetësore. Samsung po prezanton një API të re në ekosistem që ofron ndjeshmëri të rregullueshme për Fall Detection, duke forcuar sigurinë.

Zhvilluesit tani mund të krijojnë shërbime duke përdorur algoritmet e Fall Detection të Galaxy Watch që ndjejnë pengimin ose rënien e një përdoruesi duke kombinuar sensorë të ndryshëm duke përfshirë një përshpejtues dhe xhiroskop. Kjo API mundëson zhvillimin e aplikacioneve për përdoruesit që mund të kenë aksidente të papritura. Për më tepër, përdoruesit e Galaxy janë madje në gjendje të rregullojnë nivelet e ndjeshmërisë – qoftë duke qëndruar në këmbë, duke lëvizur apo duke ushtruar – nëpërmjet aplikacionit Galaxy Wearable.

Zgjidhje kërkimore ‘end-to-end’: Përshpejtimi i shërbimit dhe kërkimit mjekësor

Samsung po prezanton gjithashtu një projekt që ofron zgjidhje ‘end-to-end’ duke kombinuar SDK-në dhe sistemin mbështetës për një sërë aplikacionesh shëndetësore. Ky grup mjetesh të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës fuqizon përvojat kërkimore dhe klinike -- duke filluar në nivelin e zhvilluesit -- duke ofruar njohuri të avancuara përmes orëve Galaxy dhe pajisjeve që vishen për të mbështetur kërkimet mjekësore në institucione, spitale, qendra të mirëqenies dhe më gjerë.

Studiuesit mund ta përdorin këtë projekt me burim të hapur për të ndërtuar module që u mundësojnë pjesëmarrësve t'i bashkohen një studimi, duke thjeshtuar procesin e hyrjes. Ekzistojnë gjithashtu modele fleksibël të anketave për të kënaqur nevojat gjithnjë në ndryshim të organizatave. Nga atje, të dhënat dhe njohuritë përkatëse mblidhen më lehtë nga pajisjet që vishen, ndërsa pjesëmarrësit udhëhiqen me njohuri gjatë gjithë procesit. Të dhënat e enkriptuara të pjesëmarrësve transmetohen më pas në sistemin mbështetës ku komunitetet shëndetësore dhe mjekësore monitorojnë dhe analizojnë njohuritë e mbledhura për të informuar planet e trajtimit të pacientëve, kërkimet e ardhshme dhe shumë më tepër. Më shumë detaje të projektit të ri do të bëhen të ditura në fjalimin kryesor të SDC22 nga Sebastian Seung, President dhe Drejtues i Kërkimeve i Samsung.

Health Connect: Më shumë njohuri dhe kontroll i të dhënave

Health Connect, i lançuar në bashkëpunim me Google gjatë pranverës së vitit 2022, u ofron zhvilluesve një grup të vetëm API-sh që mundësojnë krijimin e qetë të përvojave të reja të fitnesit dhe shëndetit. Aktualisht i disponueshëm në versionin beta, Health Connect u ofron përdoruesve kontrolle të centralizuara të privatësisë që e bëjnë të lehtë dhënien e lejes për aplikacionet e shëndetit dhe fitnesit me të cilët dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre në pajisje. Tani, Samsung Health dhe Fitbit, së bashku me aplikacionet kryesore të shëndetit dhe fitnesit, duke përfshirë Leap Fitness, MyFitnessPal dhe Withings, kanë miratuar Health Connect për të mundësuar një përvojë më me ndikim dhe më tërësore të mirëqenies. Me lejen e përdoruesit, zhvilluesit e aplikacioneve mund të përdorin të dhëna të caktuara të ndara përmes Health Connect për t'u përdorur në aplikacionet e tyre, në mënyrë që t'u ofrojnë përdoruesve një pamje më të plotë të shëndetit.

Samsung është i përkushtuar t'i japë komunitetit të tij – duke përfshirë përdoruesit, palët e treta, zhvilluesit dhe më gjerë – mjete dhe burime të përmirësuara për të ndërtuar dhe për të përfituar nga shërbime monitorimi të shëndetetit më të lidhura dhe të larmishme. Si pjesë e iniciativave gjithëpërfshirëse të shëndetit të Samsung, kompania do të vazhdojë të ofrojë një ekosistem të gjerë – për të cilin komuniteti Samsung do të dëgjojë më shumë gjatë SDC22 – që fuqizon përdoruesit me më shumë njohuri dhe informacion mbi shëndetin dhe mirëqenien.

 

[1] Disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore mund të varet nga tregu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat