Shitje e dobët e kompjuterëve, Intel planifikon të pushojë nga puna mijëra punonjës

Teknologji

Shitje e dobët e kompjuterëve, Intel planifikon të pushojë nga puna mijëra punonjës

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Prodhuesi i çipave, Intel planifikon të reduktojë numrin e punonjësve, sigurisht në mijëra, pasi kjo kompani po ballafaqohet me rënie të shitjes së kompjuterëve, shkruan Bloomberg News.

Largimet nga puna do të zyrtarizohen në fund të këtij muaji, e disa prej divizioneve të Intel, përfshirë atë të shitjes dhe marketingut, mund të mbesin pa 20 për qind të punonjësve.

Kjo kompani gjatë korrikut kishte 113.700 të punësuar, e në anën tjetër nga Intel kanë refuzuar të japin ndonjë koment lidhur me këtë çështje.

Në po të njëjtin muaj, kompania zvogëloi prognozat për shitje, pasi që rezultatet nga tremujori i parë tregonin për rezultate të dobëta në shitje.

Inflacioni i madh, hapja e shkollave dhe shumë faktorë tjerë bënë që njerëzit të shpenzojnë më pak në kompjuterë.

Prodhuesit e çipave gjithashtu ishin nën presion të madh nga masat anti-COVID, si dhe lufta në Ukrainë që ndikon në zinxhirin furnizues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat